Wednesday, February 19, 2014

Parku Kombetar "Shebenik - Jabllanicë "

 Parku Kombëtare "Shebenik - Jabllanicë " :

Parku kombëtare shtrihet në pjesen lindore te rajonit te Librazhdit dhe përfshin malet me të njejtin emer qe e kufizojne me Maqedonine. Parku ka nje shtrirje te madhe se 40 km, ne veri nga fshati Steblevë deri ne jug ne fshatin Rrajce, duke mbuluar nje nje siperfaqe prej 33.929 Ha. Malet e Parkut Shebenik - Jabllanice dominohen nga thepisje e theksuara varojne me nje lartesi nga 300m deri ne 2.262 (Maja Rreshpes - Shebenik) .


Parku ndahet ne kater zona:

a) Zona qendrore me siperfaqe 14,046 Ha, e shenuar ne harte me "ZQ" perfshine habitatet kryesore natyrore.Ajo percaktohet si zone me vlera te larta per natyren dhe biodiversitetin dhe ne te zbatohet shkalla e pare e mbrojtjes , qe siguron nje territor te pa shqetesuar (kurora e vargmalit te Shebenikut)

b) Zona e perdorimit te qendrueshem me siperfaqe 5,253 Ha, e shenuar ne harte me "ZPQ". Ne kete zone
perfshihen habitate, pyjore e kullosore, pothuajse natyrore, perreth zones qendrore, per te cilen ajo sherben
si zone buferike. Ne kete zone lejohen veprimtari ekonomike sezonale si (kullotja, grumbullimi i bimeve
mjekesore, prodhimeve te dyta te pyllit) te cilat nuk cenojne integritetin ekologjik te ekosistemit dhe ushtrohenvetem me leje mjedisore. Ne zonen e perdorimit te qendrueshem zbatohet shkalla e dyte e mbrojtjes(Pyjet dhe kullotat ku nderhyhet me sezone.

c) Zona rekrative me siperfaqe siperfaqe 2,209 Ha, e shenuar ne harte me "ZR", perben zonen me mundesi rekrative, ne natyre te hapur, ne perputhje me funksionet e zones se mbrojtur,vlerat ekologjike, te peisazhit dhe vlerat turistike e kulturore. Ne kete zoneperfshihen pjeset pyjore, kullotat, livadhet dhe tokat bujqesore ne Letem, Fushe Studen e Stebleve. Ne zonen rekrative zbatohet shkalla e trete e mbrojtjes.

d) Zona e perdorimit tradicional, me siperfaqe 12,420 Ha, e shenuar ne harte me "ZPT", ku mundesohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale dhe eonomike, e ku mund te ushtrohen veprimtari te reja, vetem me leje mjedisore dhe per rastet e trashigimise kulturore me leje te Ministrit te Turzimit Kultures Rinise dhe Soporteve dhe te sherbimit Arkeologjik. Ne kete zone perfshihen territoret bujqesore, ujore e pyjore, ato rreth qendrave te banuara , kryesisht te perdorura nga banoret. Ne zonen e perdorimit tradicional zbatohet shkalla e kater e mbrojtjes.

Popullisa

Ne hapsiren e parkut kombetar perfshihen 6 Njesi te Qeverisjes Vendore : Komuna Stebleve,Lunik,Qender,Hotolisht,Qukes dhe Rrajce .
Fshatrat qe gjenden mbrenda hapsires se parkut Kombetare jane : Fshati Stebleve,Fushe Studen, Llange, Letem , Zgosht,Fshati Dorez, Gizavesh, Qarrishte , Librazhd Katund , Dragostunje, Hotolisht, Vehcan, Vulcan, Kokreve, Menik,Skroske,Rrajce Bardhaj dhe Skenderbej.

Menaxhimi dhe Administrimi i Parkut Kombetare "Shebenik - Jabllanicë "

E gjithe hapsira e ketij parku menaxhohet dhe administrohet nga Ministria e Mjedisit nepermjet Drejtorise te Sherbimit Pyjore Librazhd e perfshire ne sektore pyjore : Qarrishte, Rrajce dhe Prrenjas. Ne total ne funksion te parkut punojne 5 persona te cilet kryejne me shume rolin e mbrotjes. Ata kane mjaf veshtiresi persa i perket mberritjes ne park, mungese logjistike dhe mungese organizative ku behet fjale per nje strukture me vete per menaxhimin e parkut.

Plani i Menaxhimit te Parkut Kombetare "Shebenik - Jabllanicë "

Plani i menaxhimit per Parkun Kombetare "Shebenik - Jabllanicë " eshte duke hartuar nga kompania private IUCN me fondet e Qeverise Shqiptare dhe asaj Italiane. Ky plan ka disa etapa te cilet jane : Grumbullimi informacionit paraprak,trajinimin e eksperteve lokal , puna ne terren me grupe sipas ceshtjeve te caktuara (grupi i flore, faunes, Ujit dhe Ceshtjeve social ekonomike), pas grumbullimit te dhenave dhe ekspertizes shekencore do te pergatitet per hedhjen ne programet perkatese kompjuterike.
Komponenti i dyte i ketij projekti zbatimi i disa aktiviteteve qe kane te bejne me  zhvillimin  e qendrushem te parkut . ( godina, miniprojekte,etj).

Flora dhe Fauna

Parku Kombetare "Shebenik - Jabllanice" eshte i pasur me specie te flores e faunes, megjithese disa jane shume te rralla (ne rrezik zhdukjeje)

Specie kryesore te flores jane: 

Ahu, Pisha e zeze, Bredhi, Dushqet, Bushi dhe me rralle takohen Meshtekna, Arrneni, Frasheri, Ajdesi, Panja, Ajshja, Shelgu, Lisi, Lajthia, Shkoza, Melleza, Vidhi, Vodheza e eger, Qershia e eger, Boronica, Gorrica, Dardha e eger, Trendafili i eger, Çaji i malit, Sanza, etj.
Speciet kryesoe te faunes jane:

Ariu i murrme, Ujku, Vjedulla, Dhelpra, Ketri, Nusja e lales, Shqiponja, Skifteri. Me te rralle jane: Zardafi, Derri i eger, Kaprolli, Dhia e eger, Rreqebulli, Gjeli i eger, Trofta e malit, etj.

Hidrologjia :

Kjo zone eshte mjaft e pasur me burime ujore te formave te ndryshme , mbizoteroje lumejt, perrejte, perroska , liqenet dhe rezervuare .
Lumejte kryesore jane : Lumi i Qarrishtes dhe Lumi i Bushtrices te cilet derdhen ne Lumin Shkumbin.
Liqenet Akullnajore ne Shebenik jane liqene te cilet karikohen gjate stines se dimrit me debore e akuj dhe qe mbajne uje gjate gjithe kohes, por ka dhe liqene qe kane dhe burime ujore ne mbrendesi , jane gjithsej 17 liqene te vegjel te mrekueshme per nga pikpamje ekologjike dhe turistike .

Tradita dhe Kultura 
Popullsia qe banon aktualisht ne zonen e parkut eshte pothuajse autoktone me tradita te lashta ne art dhe kulture si psh. Kenget,vallet, veshjet tradicionale , gatime etj.
Ne kete zone ka dhe ndryshime mes fshatrave persa i perket ketyre aspekte gje qe e ben me atraktive dhe me terheqese per vizitore por qe edhe i jep nje larmi folklorit vendas. Jane shume tradita dhe shume aktivitete qe do te permenden ne vazhdimesi ne artikujt e tjere te kesaj faqeje .

Turizmi ne Parkut Kombetare "Shebenik - Jabllanicë "

Per vete rendesine qe ka ky park si nga ana ekologjike por edhe nga ana folkloristike dhe traditave ne art dhe muzik , e  bejne kete vend mjaft atraktiv per te huaj por edhe te vendasve. Duhet nje pune akoma me e madhe e shoqerise civile, strukturave lokale dhe qendrore per ta promovuar kete park, sepse ka shume resurse qe jane ne interes te vizitoreve apo turisteve. Monumentet e natyre dhe monumentet e kultures jane nje burim i madh per te interesuarit e ndryshem .

Evenimentet ne Parkun Kombetare "Shebenik - Jabllanicë "

Jane disa festa lokale te organizuar nga vete komuniteti qe i japin nje rendesi ketij parku ,ato organizohen ne vende te ndryshme gjate stines se veres duke filluar nga :

  1. Festa e Luleve ne Stebleve 
  2. Festa Qarrishtes ne perkujtim te hebrejve
  3. Festa  artistike kulturore e fshatit Dorez
  4. Festa e Hotolishtit 
  5. Festa e Komune Lunik 
  6. Festa e Valles Rrajcare 
etj.

Ky material nuk eshte perfundimtare , po punohet per permiresimin dhe shtimin me informacione shtese , ju faliminderit ..!


Pergatiti : Ing.Fatmir Brazhda 

Foto nga Shebeniku






Welcome

Welcome..